Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Nano: Shpikje shqiptare, i jep Ramës më shumë fuqi  

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Nano: Shpikje shqiptare, i jep Ramës më shumë fuqi  

Analisti Mustafa Nano e sheh me shqetësim idenë e administrimit të ankesave të qytetarëve nga një agjenci shtetërore, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje. Në studion e lajmeve të MCN TV, Nano tha se një institucion i tillë është i paprecedent dhe do t’i japë Ramës më shumë pushtet.

Jam dakord me shqetësimin e opozitës. Kemi të bëjmë me krijimin e një strukture pa precedent. Është një strukturë që ngrihet mbi premisën që të gjithë mund të gabojnë përveç kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave. Për mua është e gabuar, është e tepërt që u mbivendoset strukturave që ekzistojnë. Kryeministrit i jepet fuqi edhe ca më shumë. Më tepër sesa institucioni, i vlen natyra e institucionit. Ka fuqinë për ti pasur nën zap të gjitha strukturat që ka poshtë vetes. Në botën demokratike nuk di të ketë një strukturë të ngjashme. Është një shpikje shqiptare.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy