Amerika e Jugut përfshihet nga zjarret, 10 të vdekur

Amerika e Jugut përfshihet nga zjarret, 10 të vdekur

Dhjetë persona kanë vdekur, qindra ndodhen në spitale, ndërkohë mijëra të tjerë duhet të evakuohen si pasojë e zjarreve masive në Kili. Vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa ka nxjerrë edhe ushtrinë për të luftuar kundër përhapjes së zjarreve në pyje.

Mijëra hektarë pyje janë djegur, ndërsa një re e madhe tymi ka mbuluar rajone të tëra duke detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre në zonën qendrore të Kilit. Meteorologët raportojnë për erëra të forta me shpejtësi deri në 50 km në orë që përhapin edhe më shumë zjarrin. Sipas ekspertëve kjo situatë është shkaktuar nga fenomeni i motit El Nino.

Ndërsa Kili dhe Kolumbia po luftojnë me temperaturat në rritje, vala e të nxehtit po kërcënon gjithashtu të përfshijë Argjentinë, Paraguain dhe Brazilin në ditët në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy