Të paktën 50 të vrarë nga sulmi izraelit në një shkollë në Gazë

Të paktën 50 të vrarë nga sulmi izraelit në një shkollë në Gazë

Të paktën 50 palestinezë u vranë pasi Izraeli sulmoi një shkollë në Deir al-Balah në Gazën qendrore, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë.

Ndërkaq, ushtria izraelite tha se ka goditur një qendër komanduese të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Drupal Ad

 

 

 

Ministria e Shëndetësisë në Gazë dhe zyra për media e qeverisë së udhëhequr nga Hamasi bënë publik numrin e viktimave të sulmit në shkollën në Deir al-Balah, që është një prej zonave më të populluara me palestinezët që janë të zhvendosur.

Autoritetet shëndetësore thanë po ashtu se më shumë se 100 persona të tjerë janë plagosur. Përmes një deklarate, ushtria izraelite tha se ka shënjestuar një “qendër komanduese të Hamasit dhe një qendër kontrolli brenda ndërtesës së shkollës Hadixha në Gazën qendrore”.

Përmes njoftimit, Izraeli pretendoi se shkolla është përdorur për të nisur sulme kundër trupave të tij, duke shtuar se ka paralajmëruar civilët para se të kryente sulmin.

Në sulme të ngjashme që ka kryer në të kaluarën ndaj infrastrukturave civile, ushtria izraelite ka akuzuar Hamasin se po i vë në rrezik civilët, duke e akuzuar grupin radikal se operon brenda lagjeve të banuara, shkollave dhe spitaleve. Hamasi mohon këto akuza.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi më 7 tetor sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 39.100 palestinezë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e udhëhequr nga Hamasi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy