Qori: Populli e konsideron elitën politike, grabitqar e ujqër. Unë u them ujkun njeriu e mposht kur është i organizuar!

Qori: Populli e konsideron elitën politike, grabitqar e ujqër. Unë u them ujkun njeriu e mposht kur është i organizuar!

Teksa analizoi situatën sociale dhe politike në vend, kandidati për kryetar bashkie për Tiranën nga Lëvizja “Bashkë”, Arlind Qori, tha në “Të Paekspozuarit” në MCN tv, se gjatë fushatës elektorale ka hapur në qytetarë të etur për ndryshime.

Sipas tyre Tirana dhe Shqipëria po bëhet dita ditës e pamundur për të jetuar dhe se ata e konsiderojnë elitën politike ujqer dhe grabitqar.

Sipas tij, ata mund të bëjnë ndryshime, nëse janë të organizuar bashkë.

Ne kemi 12 vite aktivizëm në shpinë dhe kemi treguar guxim e ide të duhura dhe kemi treguar se nuk bëjmë kompromis me askë dhe me asgjë në kurriz të se drejtës. Unë vet prej një jete çoj një jetë modeste, që këtu e 20 vjet më parë e kam ndarë mendjen se unë do jetojë me rrogën time që 18 vjet dhe nëse qytetarët e Tiranë do të më besojnë kam përshtypjen se një njeri që ka jetuar me rrogën e vet do të jetojë akoma.

Nga ana tjetër, kam përshtypjen se nëse nuk ndërhyhet në këtë situatë  nuk hidhen ca hapa të guximshëm, Tirana dhe Shqipëria vërtet do të bëhen të pajetueshëm, praktikisht do të detyrohemi të gjithë ose të gjithë ata që munden të largohen nga vendi.

Tanimë nuk ekziston as ajo alternativa më që secili të shoh punën e tij të ngushtë, ky është tamam momenti i krizës, o shqetësohemi për punën e përbashkët ose nuk do te kemi më as punë individuale, s’do të kemi më as mundësinë për të jetuar normalisht.

Fjalia që kam dëgjuar më shpesh në këtë fushatë është ‘do ju votojë, por nuk ju lënë ujqërit’. Populli e konsideron elitën politike, grabitqar, ujqër. Dhe unë u them, ujkun njërin e mposht, kur janë të organizuar.

Në këtë kontest përpjekja jonë më e madhe gjatë kësaj fushate është ti bëjmë të besojnë tek vetja e tyre, tek njeri-tjetri dhe te fakti se ne mund të shndërrohemi te katalizatori i aspiratave të tyre.

Është e vështirë porse jo e pamundur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy