Rritja e çmimeve, Pilku: Mungesa e një sistemi të marketingut sjell çmime abuzive (VIDEO)

Rritja e çmimeve, Pilku: Mungesa e një sistemi të marketingut sjell çmime abuzive (VIDEO)

Eksperti i bujqësisë, Ilir Pilku në një intervistë për MCN Live teksa foli mbi çmimet e shportës që ndryshojnë çdo ditë, tha ky është një abuzim për sa kohë që qeveria nuk ka ndërtuar një sistem të marketingut.

Sipas Pilkut nëse do të ekzistonte një sistem informacioni të tregut të çmimeve, konsumatori nuk  do të përballej me çmime “abuzive”.

“Në mënyrë të koncentruar do të thoja që bujqësia është sa potenciale dhe problematike. Në bazë të Organizatës Bujqësore të Ushqimit ka 74 aktivitete bujqësore. E shohim dhe te kontributi. Pse është problematike? Është në rast se nuk ka politika të mira bujqësore. Është problematike nëse nuk ka buxhete. Pra kur qeveria nuk akordon buxhete. Është prb nëse nuk ka ekspertë të mirë të fushës, në rast se nuk bëjmë një koordinim të mirë të asistencës ndërkombëtare. Ne kemi nevojë për teknologji dhe asistencë që evoluimi I çdoditshëm I bujqësisë të afekton. Të gjitha këto përbëjnë atë që sa ë3shtë potenciale dhe problematike.

Ka abuzime në çmime për sa kohë qeveria nuk ka ndërtuar akoma një sistem të marketingut. Kur flasim për ndërtimin e informacionit të tregut, për tregun në të gjithë tregun e Shqipërisë. Duhet transparencë, sepse dhe fermeri nuk do të ankohej që produktin ma mori nën konsto dhe po e shesin më shumë. Pastaj në tregun e shumicës merr dhe çmim tjetër dhe pastaj ne përballemi me këto çmime. Nëse do të kishim një informacion të tregut s’do të kishim këto çmime.

Nëse do të kishim koordinim të mirë të zyrës së Projektit të Koordinimit të Ndihmës së Huaja që nuk ka funksionuar që nga qeveria Meksi. Ka pasur një zyrë të shëndoshë të Koordinimit të Ndihmave të Huaja, unë kam qenë pjesë i projekteve ndërkombëtare. E them këtë sepse e shoh si ka qenë dhe si është sot.  

Nëse ti si qeveri do të kishe një propozim konkret...biznesi bujqësor ka vetë problematikat e veta që lidhet me cilësinë e produktit.”, u shpreh Pilku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy