Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi zhvilloi një takim me strukturat dhe të rinjtë që i janë bashkuar PDIU në Dibër.
Idrizi tha se marrëveshja me mazhorancën është zbatuar në vetëm 1% të saj dhe sipas tij, PDIU do të mbajë përgjegjësi për vetëm 1%.
Ai deklaroi se do i bëhet presion qeverisë për të realizuar ndërtimin e rrugës së Arbërit.



