Frika për pushtimin e Ukrainës, linjat ajrore pezullojnë fluturimet drejt Kievit

Frika për pushtimin e Ukrainës, linjat ajrore pezullojnë fluturimet drejt Kievit

Disa nga linjat më të rëndësishme ajrore kanë pezulluar fluturimet me destinacion Kievin, si një masë paraprake ndërkohë që pritet pushtimi rus i Ukrainës.

“Air France” është linja e fundit që pezullon fluturimet, ndërkohë që më herët të njëjtën gjë kishin bërë “Lufthansa” dhe “Air India”.

Një zëdhënës i Lufthansa-s tha se: “Siguria e pasagjerëve tanë dhe bordit është prioriteti më i rëndësishëm në çdo kohë”. Ndërkaq linja ajrore skandinave e njohur si SAS, anuloi fluturimet javorë Oslo-Kiev dhe anasjelltas, duke u shprehur se do të vlerësojë situatën për të vendosur mbi fluturimet javën e ardhshme.

Linjat ajrore nisën të kufizonin fluturimet në Ukrainë më 12 shkurt. Kujtojmë që sot presidenti amerikan Joe Biden tha se ka rënë dakord në parim që të mbajë një takim formal me Vladimir Putin për të diskutuar mbi situatën në Ukrainë. Por Rusia thotë se mbajtja e një samiti është një hap i parakohshëm, duke mohuar të ketë plane për bisedime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy