
Një person një Korçë i cili i mori 4 mijë euro një shtetasi grek, duke e shantazhuar për rreth tre vjet, se do t’i publikonte biseda dhe foto intime, është vënë në prangat e policisë së Korçës.
Në kuadër të operacionit të koduar “Blackmail” të shtrirë në katër muaj, u vu në pranga shtetasi K. J., 47 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi”.
Nga hetimet dyshohet se i ndaluari, për një periudhë rreth 3-vjeçare, nëpërmjet shantazhit për publikimin e bisedave dhe fotove intime, ka përfituar rreth 4000 euro, nga një shtetas grek.
Gjithashtu, shtetasi K. J., dyshohet se me të njëjtin mekanizëm, ka përfituar edhe nga shtetas të tjerë grekë, shuma të konsiderueshme parash, që variojnë nga 30 000- 40 000 euro.
Aktualisht vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të shtetasve të tjerë të përshirë në këtë aktivitet kriminal.



