Mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore/ Gjiknuri: PD nuk ka sjellë propozime (VIDEO)

Mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore/ Gjiknuri: PD nuk ka sjellë propozime (VIDEO)

Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore ka thirrur një mbledhje për ditën e sotme, ku ka ftuar edhe përfaqësues të Partisë Demokratike.

Në rend të ditës  për diskutim është ecuria e agjendës së punës dhe konkluzionet e  tryezës së organizuar nga OSBE  në 5 shtator me pjesëmarrjen e gjithë faktorëve përfshirë  dhe ata politik.

Përfaqësuesit e mazhorancës janë kujdesur ti lënë detyrë sekretariatit që për mbledhjen të njoftohen edhe përfaqësuesit e opozitës jo parlamentare, të cilëve pas djegies së mandateve,  vendi  ju rezervua vetëm si vëzhgues.

Por Partia Demokratike dhe aleatët e saj, nuk e marrin në konsideratë ftesën duke e refuzuar dhe mos njohur këtë organ parlamentar.

Zyrtarët e PD, thanë se opozita e ka bërë publik platformën për reformën zgjedhore, duke theksuar se vetëm me pranimin e saj Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të behën pjesë.

Ndërsa, teksa po futej në Kryesinë e Kuvendit, Damian Gjiknuri, kryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, nuk dha detaje për gazetarët, por u shpreh shkurt se PD nuk ka sjellë propozime lidhur me Reformën.

Kjo deklaratë e Gjiknurit vjen një ditë pas ftesës së këtij të fundit për Ivi Ksson, që të merrte pjesë në mbledhjen e sotme.

Ndërkohë, kjo ftesë u hodh poshtë nga Sekretari i PD, Gazmen Bardhi i cili u shpreh se duhet të shikohen pesë pikat që opozita ka dërguar, e cila kërkon që të bëhen bisedime mes përfaqësuesve ndërkombëtarë, opozitës së bashkuar dhe qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy