
Partia Alternativa në Maqedoninë e Veriut po kërkon asociacion të komunave shqiptare, ashtu siç kërkojnë serbët në Kosovë.
Lidhur me këtë kërkesë, sekretari i përgjithshëm i Partisë “Alternativa”, Zeqirja Ibrahimi, tha në edicionin e lajmeve në MCN tv, se krijimi i një asociacioni të komunave do të ndihmonte shqiptarët në avancimin e të drejtave të tyre etnike.
Sipas tij, krahasimisht një asociacion i tillë është logjikisht më i mundshëm për shqiptarët e Maqedonisë që janë më të shumtë në numër, sesa asociacioni i komunave për serbët e pakët në Kosovë.
Nuk duhet të ketë as argumente jo për shkak se shqiptarët janë element shtetformues dhe të mos kërkojnë që të avancohen të drejtat e tyre etnike.
Nëse doni të thoni se kjo nuk qëndron për shkak se kjo është një gjë që asocion me serbët në Kosovë, për shkak se serbët atje janë 6 ose 7 herë më pak se shqiptarët në Maqedoni, por e kanë gjuhën e tyre zyrtare të garantuar më Kushtetutë që shqiptarët në MV nuk e kanë.
Ata shtrojnë krijimin e asociacionit të komunave dhe nuk duhet shtruar kjo sepse nuk është konstituim i asaj çfarë e kanë shqiptarët por është vetëm një avancim i të drejtave etnike por edhe në kuptimin zhvillimor që ndihmon gjendjen e shqiptarëve në MV.
Nuk e mendoj qe kjo i dëmton ato relacione, përkundrazi besoj i ndihmon për shkak se nëse lejohet një asociacion mbi baza etnike në Kosovë, pse kjo të mos lejohet në Serbi, ku ka komuna shqiptare, boshnjakë e pse jo edhe në Maqedoni, nuk është se kjo ishte një ide që i ra në mënd shqiptarëve së pari herë, por është një praktikë që po sponsorizohet edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare.
Nëse nuk ka asgjë të keqe për asociacion në Kosovë, pse ta shohim si të keqe një asociacion të komunave shqiptare në MV.



