Porto Romano/ Paralajmëron Muka: Do kthehet në një “Astir” të ri! Banorët dhe bizneset do konfliktohen për shpronësimet (VIDEO)

Porto Romano/ Paralajmëron Muka: Do kthehet në një “Astir” të ri! Banorët dhe bizneset do konfliktohen për shpronësimet (VIDEO)

Urbanisti Ardian Muka deklaroi në MCN Live se Porto Romano do të kthehet në një “Astir të ri”, ku gjatë procesit të shpronësimit do të ketë përplasje me banorët dhe bizneset që kanë investuar në këtë zonë.

Muka vuri në dukje se duhet një strategji kombëtare dhe një masterplan i mirëfilltë portual që kanë munguar në Shqipëri. Muka tha se qeveria po i fal kompanisë portin me 1 euro, dhe nga ana tjetër po u heq qindra mijëra shqiptarëve të drejtën e pronës, duke ia shpronësuar me kacidhe.

Muka paralajmëron se taksapaguesit shqiptarë do të duhet të paguajnë për shpronësimet.

Pjesa e portit të ri, në zonën e Porto Romanos, është pjesë e kësaj shkëputje që po i bëhet Portit Tregtar historik në zonën e re të Porto Romanos. Ishte trupi diplomatik, ministrja, autoritetet në nivel bashkie, por mungonin profesionistët dhe grupet e interesit. Natyrisht që ishte një takim prezantues. Janë bërë takime me banorët, jo me grupet e interesit. Ka pasur shumë problematika të ngritura nga njerëzit aty. Duke filluar nga shpronësimi, që do jetë së shpejti një Astir i ri. Porto Romano do kthehet në zonë konflikti mes banorëve dhe bizneseve që kanë investuar. Porti i ri që propozohet shtrihet në 500 ha, 20 për qind është pronë shtetërore, komplet pjesa tjetër zhvillohet në tokë private. Janë shumë familje dhe biznese që kanë investuar në atë zonë, qoftë për blerje toke, qoftë për ndërtime, në funksion të bizneseve. Zona e Porto Romanos ishte realisht porta hyrëse jo vetëm për portin, industrinë e qytetit të Durrësit, dhe për gjithë Shqipërinë. Për fat të keq siç jemi mësuar ne shqiptarët, nuk kemi një studim të mirëfilltë. Nuk kemi programuar që në atë zonë të zhvillojmë atë që sot po duam të bëjmë.

Duhet një strategji kombëtare, dhe një masterplan i mirëfilltë portual, që kanë munguar. Nga viti 2009, qeveria e asaj kohe i dha Porto Romanos statusin e zonës energjetike dhe portuale. Rama ia hoqi statusin dhe e ktheu në zonë truall, dhe është tokë bujqësore. Në 2021-shin i është ndryshuar statusi, dhe është zonë industriale. Largpamësi e qeverisjeve. Atje ka pasur zhvillime momentale nga privatët, dhe tani i bashkëngjitet ky zhvillim shtetëror. Do të lindë konflikti i madh, ku nga një anë qeveria po i fal kompanisë së ngritur nga ky konsorcium, po ia fal me 1 euro portin, dhe nga ana tjetër po u heq qindra mijëra shqiptarëve të drejtën e pronës, duke ia shpronësuar me kacidhe, do shkojmë drejt një konflikti social dhe gjyqësor, ku do të duhet ta paguajmë nga taksat tona.

Grupi arab i përfaqësuar nga Eagle Hills, janë 65 për qind për kompaninë arabe dhe 35 për qind për atë shtetërore. Atë që asnjë nuk e thotë por që është e qartë në dokumente, është se shteti ka marrë përsipër të bëjë bonifikimin e tokës dhe sipërfaqes ujore. Flasim për një zonë shumë të kontaminuar. Durrësi ka probleme me ish-depozitat e naftës. Janë sipërfaqe të kontaminuara dhe kancerogjene. Duan 100 milionë euro për të kryer gjithë këtë operacion, që e ka marrë përsipër qeveria, duke ia zbritur nga dividenti, këtu qëndron triku. Nëse shihni plan biznesin e kompanisë, ata thonë që për 20 vite që do ndërtohet marina e re, që është një operacion real estate, e gjitha kjo do ndërtohet në Portin e Durrësit, që në shitje do prodhojnë 3,2 miliardë euro. Qeveria shqiptare merr pjesë vetëm me fitim që do realizohet nga shitja e apartamenteve dhe nga ajo që do prodhohet nga marina. Ngel vetëm 1 miliard që është kuota shqiptare që ne kemi vendosur në këtë ndërtim. Po i japim mundësi të fitojë kompania e re vetëm atë që ne vendosim si investim. Është abuzim dhe vjedhje e hapur. Do marrim vetëm 35 për qind dhe kuota jonë e investimit zhduket. Porti i ri sjell vetëm dy hotele. Ndërkohë që mbi 1 milionë metra katrorë është zhvillim real estate. S’ka mundësi të dalin në shitje me 1500 euro. Por që për qytetarët durrsakë është një ‘mollë e ndaluar’. Në 5 apo 10 vite që do kërkojë porti i ri, tregtarët do shohin për zhvillime të tjera. Një port tregtar e kthejmë në Marinë apo real estate, ndërkohë që ndërtojmë një port të ri me paratë tona”.

Muka shtoi se nuk ka një studim të mirëfilltë sa i përket arkeologjisë, dhe nga ana ambientale një pjesë e mirë e detit është zonë lagunore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy