Atentati ndaj biznesmenit në Shijak, identifikohen dy vëllezërit që qëlluan me armë

Atentati ndaj biznesmenit në Shijak, identifikohen dy vëllezërit që qëlluan me armë

Policia ka identifikuar dy personat që qëlluan dje me armë zjarri në drejtim të mjetit tip Benz të drejtuar nga shtetasi Dashamir Gjoka biznesmen, pronar i kompleksit Gjoka Shijak.

Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune hetimore të specializuar kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Shijak.
Janë identifikuar autorët, të cilët dyshohet se qëlluan me armë zjarri në drejtim të mjetit tip Benz, me drejtues shtetasin Dashamir Gjoka.

Po punohet për kapjen e shtetasve:

• E.K. 32 vjeç, banues në Shijak;
•M.K. 36 vjeç, banues në Shijak.

Shtetasit e mësipërm, vëllezër më njëri-tjetrin, më datë 23.08.2017, në vendin e quajtur ”Komuna Xhafzotaj”, Shijak, dyshohet se duke lëvizur me një mjet tip Benz kanë qëlluar me armë zjarri automatik automjetin tip Benz të blinduar (po në lëvizje) që drejtohej nga shtetasi D. Gj. 46 vjeç, banues në Shijak.

Nuk ka pasur persona të dëmtuar.

Gjatë kqyerjes në vendin e ngjarjes u fiksuan në cilësinë e provës materiale 26 copë gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm.

Në cilësinë e provës materiale është bllokuar dhe mjeti tip Benz, në të cilin dyshohet se kanë qenë shtetasit e mësipërm, si autorë të dyshuar në momentin e goditjes me armë zjarri.

Grupi hetimor nuk jep më shumë detaje mbi ngjarjen për shkak të hetimeve.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”në bashkëpunim e mbetur në tentativë, dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 79,22,25 dhe 278 të Kodit Penal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy