Kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat bëri me dije se qeveria ka vendosur që të hedhë për diskutim me komunitetet e prindërve nëpër shkollat e vendit nëse duhet të mbyllet TikTok dhe Snapchat në Shqipëri, apo nëse duhet ecur drejt një politike të vendosjes së filtrave në këto platforma, gjë e cila ka rezultuar jo shumë e sukseshme në vendet e tjera.
Dilema jonë është nëse duhet të provojmë të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave kur në fakt që nga eksperiencat e deri më tanishme mësojmë se efektiviteti është i ulët, ndërkohë që stimulimi i dhunës vetëm rritet apo të ndërmarrin një masë për mbylljen e plotë të TikTok dhe Snapchat.
Kemi vendosur që këtë dilemë ta hedhim në diskutim të gjerë në komunitetin e prindërve. Do të angazhohen shkollat për të marrë një vendim sa më demorkatik për një problem kaq të madh, por kompleks.
Ky vendim i qeverisë vjen pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij pranë shkollës “Fan Noli”. Në fjalën e tij Rama tha se bota e Snapchat dhe TikTok nuk ka asnjë filtër dhe stimul pozitiv.



