
697 kg kanabis janë sekuestruar në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur 'Qafa e Qershisë' në Skrapar.Sasia e lëndës narkotike u gjet në dy vende të ndryshme e futur në thasë. Pas veprimeve hetimore u arrestua shtetasi Hekuran Musabelliu, i dyshuar si posedues i saj.
"Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat është ushtruar kontroll në vendin e quajtur “Qafa e Qershisë" në fshatin Ujanik, Skrapar ku u gjet e fshehur lëndë narkotike" thuhet në deklaratën e policisë së Beratit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.



