
Ish-ministri i Financave të Greqisë dhe njëherazi Sekretari i Përgjithshëm i partisë MERA25, Yanis Varoufakis, është sulmuar nga persona të panjohur dje në mbrëmje në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në një restorant në Exarchia ky Varoufakis po darkonte më anëtarë të lëvizjes së tij DiEM25 nga e gjithë Europa. Varoufakis fajësoi “banditë të paguar” për sulmin ku përfundoi me një frakturë në hundë.
“Një grup i vogël mësynë duke bërtitur në mënyrë agresive, duke e akuzuar në mënyrë të rreme atë për nënshkrimin e paketave të shpëtimit të Greqisë me trojkën. Varoufakis u ngrit në këmbë për të folur me ta, por ata u përgjigjën menjëherë me dhunë, duke e rrahur egërsisht”, thuhet në një deklaratë të DiEM25. MeRA25, krahu grek i DiEM25, e përshkroi atë ngjarjen si “një sulm të pacipë fashistë”. Varoufakis shprehu falënderimet e tij për trajtimin që mori në spital.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, kreu i SYRIZA Alexis Tsipras, zëdhënësi i PASOK Dimitris Manzos, zëdhënësi parlamentar i Partisë Komuniste Nikos Karathanasopoulos dhe kreu i Zgjidhjes Helenike Kyriakos Velopoulos dënuan gjithashtu incidentin. Vlen për t’u theksuar që lëvizja e Varoufakis ka në qendër politika të majta, anti-neoliberale, dhe denoncon atë që e konsideron si oligarki ekonomike në vend. Së fundmi ai denoncoi privatizimin e hekurudhës, që sipas tij shkaktoi edhe tragjedinë e tmerrshme me 57 të vdekur.



