Shtrohen pacientët e parë tek spitali Covid3

Shtrohen pacientët e parë tek spitali Covid3

Spitalet Covid-1 dhe Covid-2 kanë arritur kapacitet dhe paraditen e sotme është hapur spitali Covid-3.

Mësohet se në spitalin Covid-3 janë shtruar dhe po marrin mjekim gjashtë pacientët e parë.

Aty do të trajtohen pacientët që janë drejt rikuperimit.

Në spitalin Covid 3 është kthyer ish-kirurgjia në QSUT, Tiranë, ndërsa mësohet se përmban 150 shtretër.

Covid-3 është hapur në një kohë ku numri i të infektuarve çdo ditë është në rritje duke shënuar dhe rekorde të rasteve ditore.

Kujtojmë se vetëm gjatë ditës së fundit u shënuan 319 raste të reja, shifër kjo më e larta që nga fillimi i pandemisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy