Gjinushi: Shpenzimet e administratës nuk varen nga numri i punonjësve, por nga shkalla e korrupsionit

Gjinushi: Shpenzimet e administratës nuk varen nga numri i punonjësve, por nga shkalla e korrupsionit

Kryetari i PSD-së, Skender Gjinushi, në një prononcim për gazetën “Shekulli” në lidhje me kabinetin “Rama 2” tha se kryeministri vendosi në krye të ministrive emra me përvojë në vendimmarrje të rëndësishme. “Kryeministri ka legjitimitetin që të krijojë kabinetin e tij. Sigurisht që pritshmëria ishte që të kishte disa ndryshime cilësore në disa drejtime. Gjithkush mund të gjykojë mbi cilësinë e kabinetit të ri, përderisa u krijua një qeveri e re. Mund të thuhet se tani pas një qeverie pa përvojë të 2013, u kuptua që edhe përvoja ka rëndësi dhe Rama vendosi njerëz me përvojë në drejtimin e ministrive”, theksoi Gjinushi.

Ndërsa duke komentuar reformën në administratë ku do të largohen nga administrata një numër i madh punonjësish ai tha se më shumë se sa numrat e rëndësishme është eficenca e tyre. “Çdo herë kur flitet për ndryshime, shkurtime, shkrirje agjencish ka një pompozitet. Shpenzimet nuk i krijon numri i lartë apo i ulët i punonjësve të administratës por çfarë po bëhet kundër korrupsionit. As cilësia e administratës nuk varet nga numri i të punësuarve, por sa të aftë janë drejtuesit”, saktësoi kreu i PSD-së. Në zgjedhjet e 25 qershorit, Partia Social Demokrate e drejtuar nga Skender Gjinushi kandidoi e vetme dhe në qarkun e Shkodrës fitoi një mandat. As Gjinushi dhe as deputeti i PSD-së, Tomë Doshi, deri më tani nuk kanë deklaruar nëse do të jenë pjesë e mazhorancës. / Shekulli / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy