
Për të disatën herë në kohë të ndryshme tre krerët e shtetit shqiptar janë larguar në vizita jashtë vendit në të njëjtën kohë gjë që është e ndaluar nga Protokolli i Shtetit.
Presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit ndodhen të tre jashtë vendit njëkohësisht. Kjo është e ndaluar nga ceremoniali zyrtar për autoritetet e larta të shtetit.
Në kapitullin e katërt të ceremonialit zyrtar, pikërisht në pikën 1.11, thuhet:
“Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të tre personaliteteve kryesore jashtë shtetit. Vizitat koordinohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit në të njëjtën kohë”, por në si gjithmonë në Shqipëri ndodh e kundërta.
Rama nisi një tur takimesh me liderët e BE në Bruksel, ku në fokus të takimeve ishte hapja e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, më pas zhvilloi një vizitë zyrtare në Poloni, ndërsa ndalesëne fundit e ka në Sofje.
Më pas ishte kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi që pas një periudhe të gjatë kohe udhëtoi drejtë Washingtonit për disa takime së bashku me disa takime.
Ndërsa presidenti Ilir Meta ndodhet në Marsejë të Francës, ku po zhvillon një takim me kryetarin e rajonit atje, dhe në fokus të takimit është turizmi.
Por pas largimit të krerëve të shtetit, zyrtari më i lartë tashmë mbetet zv. kryeministrja Senida Mesi.



