Lapardhaja: Fryma e Berishës e ka asfiksuar PD! Një grup brenda partisë mendoi se do mund ta përdorte

Lapardhaja: Fryma e Berishës e ka asfiksuar PD! Një grup brenda partisë mendoi se do mund ta përdorte

Aktivisti politik, Namir Lapardhaja ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan” ku ka folur për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Lapardhaja tha se PD e humbur funksionin dhe misionin që ka pasur këto vite si alternative qeverisëse. Aktivisti shtoi se nuk është hata që PD-ja të shkrihet.

Studiot tona janë shndërruar në arena betejash lufte, shpesh herë humbet etika, shpesh herë më tepër ka rëndësi sherrnaja sesa argumenti, polarizohet debati në mënyrë ekstreme.

Kur themi na dhemb PD ka një konatacion negativ, por unë PD nuk e kam parë si një anije që mund të hipet për të parë benefite. E kam parë si alternativë ndaj pushtetit, e shoh si nevojë shoqërore për të kontrolluar qeverinë, por ajo që do bëjë rotacionin në një situatë normale, pa e pasur këtë forcë mendoj se duhet ti dhembë gjithë shoqërisë shqiptare, dhe jo  vetëm neve që jemi pjesë e saj.

Është një çështje që duhet të shqetësojë gjithë shoqërinë për mënyrën si po lëngon PD, patjetër që na dhemb. PD ka humbur funksionin dhe misionin që ka pasur këto vite si alternativë qeverisëse.

Praktikisht Berisha në fillim të kësaj beteje të tij e ka shprehur që një parti që nuk mbron dinjitetin njerëzor nuk meriton të ekzistojë, praktikisht e ka dhënë verdiktin e tij dhe ka ecur në këtë rrugë. Nuk është hata të shkrihet PD. Nëse nuk reflekton PD, drejtuesit dhe deputeët, PD ndoshta nuk e meriton të ekzistojë. Nevoja për një opozitë do bëjë që të lindë një forcë opozitare tjetër.

Laparadhaja tha gjithashtu se fryma mbizotëruese e Berishës e ka asfiksuar dhe e ka çuar PD-në drejt shkatërrimit. Aktivisti shtoi se ka një grup njerëzish që po bëjnë lojë të dyfishtë dhe se madje në PD ka njerëz që po presin t’i ndodhë ndonjë gjë Berishës që t’i zënë vendin.

Kemi thënë që PD është parti e Berishës dhe fryma e tij mbizotëruese e ka asfiksuar dhe e ka çuar drejt shkatërrimit. Berisha po e çon PD drejt shkatërrimit. Ajo që është shqetësuese është një grup i madh brenda PD që kanë menduar se do përdrnin Berishën në këtë betejë për të larguar Bashën dhe pastaj ai do të tërhiqej dhe PD do dilte nga ngërçi. PD është kryetari i ri i Rithemelimit dhe për shkak të këtyre njerëzve që nuk folën, vijuan të heshtnin edhe me Berishën. Shumë prej tyre presin ti ndodhi ndonjë gjë Berishës, t’i zënë vendin. Për këta njerëz më shumë rëndësi ka karriera se e ardhmja e PD dhe e demokratëve.

Në Kuvendin e 30 prillit u mbajtën 20 fjalime, 17-18 u nisën me shprehjen i nderuar Zoti Berisha. Kjo tregon që janë të njëjtët njerëz që kanë iluzionin se Basha i ndërpreu karrierën dhe po i thonin këtij tjetrit se jemi këtu. PD ka vuajtuar nga kjo heshtje, nga ky lloj konformizmi me liderin dhe nga kjo sjellje. Në PD s’ka foluar askush në kohën e duhur.

Njerëzit janë të mençur për të bërë gjënë e duhur. Fakti që ata janë zgjedhur do të thonë që ata janë të suksesshëm, unë s’kam asgjë ça u sugjeroja. Unë do mbaja linjën zyrtare të PD, përsa kohë do isha një deputet i zgjedhur i PD, sigurisht jo me Berishën. PD me Berishën me shpalljen non-grata s’ka asnjë të ardhme, s’do të bëja lojë të dyfishtë, do të flisja. Aty ka deputët që janë pozicionuar me Berishën, por ka të tjerë që bëjnë lojë të ndërmjetme që bëjnë lojë me Berishën, bëjnë akrobacira dhe shpeshherë më duken të neveritshme. Fakti që kanë marrë këto pozicione duhet të kenë dhe një lloj kurajoje intelektuale.

Në 1944-1945 njerëzit janë vrarë për qëndrimet e tyre, tani s’të vret njeri. Tani njeriu duhet të shprehë atë që mendon, dhe duhet të mbajë një qëndrim, mund të jetë dhe pro Berishës. Njeriu politik duhet të mbajë një qëndrim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy