Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia në Madrid, pasi në pak muaj ata kishin vjedhur rreth 12 banesa në lagjet e shtrenjta.
Policia spanjolle po i mbante nën vazhdim për një farë kohe pronarët, duke studiuar lëvizjet e tyre dhe më pas vepronin rreth orës 7- 10. Sipas mediave, shqiptarët e arrestuar janë të moshës 25 dhe 30 vjeç.
Skifetrët shqiptarë kishin një përzgjedhje në punën e tyre, pasi ata zakonisht zgjidhnin vilat e shtrenjta dhe kur kalonin murin rrethues nga dritarja e katit të parë futeshin brenda për të marrë sende me vlerë dhe para.
Ka qenë dëshmia e një pronari ajo që ka identifikuar dy shqiptarët ndërsa i kishin vjedhur 15 mijë euro stoli.
