
Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i pikturës shqiptare, Sali Shijaku. Prej disa ditësh, Shijaku ishte i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Piktori i mirënjohur shqiptar ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta, e njoftoi i biri Orges Shijaku.
Me Hidhërim të thellë ju njoftojmë për Humbjen nga kjo jete të Babait tonë Piktorit të Popullit Nderit te Kombit Shqiptar Sali Shijaku .I Lehtë të qofte dheu .I kushtove gjithë jetën Artit dhe Shqipërisë.
Vokacioni i artistit është të ndriçojë thellësitë e shpirtit njerëzor me dritë dhe sot mjeshtri i madh i pikturës shqiptare Sali Shijaku ndriçohet nga drita e parajsës. Sali Shijaku lindi më 12 Mars 1933 në Tiranë.



