Një nga fenomenet e bukurisë në vitet e fundit është se perëndimorët po ndërthurin traditat e tyre të bukurisë me ato të lashtat të kujdesit të lëkurës nga lindja e largët.
Por ndërsa shumica janë të përqendruar në rutinat e kujdesit të lëkurës me 10 hapa të Koresë dhe të përdorin produktet japoneze të bukurisë, një vëmendje të madhe është duke marrë dhe një kulturë tjetër aziatike, ajo e Indisë.
Ritualet e bukurisë në Indi janë krijuar mijëra vite më parë dhe janë trashëguar me shumë dashuri nga brezi në brez.
“Familjet indiane trashëgojnë shumë tradita.”, tha Juhi Ash, një mësues i shëndetit dhe themelues i qendrës “Juhi Ash” në New York.
“Si fëmijë, unë mbaj mend nënën dhe gjyshen time të cilat përdornin tradita të lashta Ayurvedic.", tha ai.
Sistemi shërues “holistik” i cila është afërsit 7000-vjeçare, do të thotë “shkenca e jetës”.
Sipas mësuesit të shëndetit ajo ka në thelbin e saj një ekuilibër të shëndetit të trupit me mendjen dhe kjo filozofi formoi cdo aspekt të bukurisë indiane.
“Sistemi holistik nuk ka ndarje midis mendjes, trupit dhe shpirtit dhe barazia e të trejave është rruga e kënaqësisë”, thotë Ash.
“Ne i japim rëndësi të vecantë ushqyerjes, yoga-s dhe meditimit për të ulur nivelin e stresit, të cilat shfaqen në fytyrën tuaj”.
Sipas traditës “Ayurveda”, bukuria është më shumë se në lëkurë.
“Bukuria fillon nga brenda, dhe në moshë të re, ju jeni mësuar të hani ushqime të caktuaraqë ndihmojnë në shëndetin e lëkurës, flokëve dhe tretje.”, shpjegon Kiku Chaudhuri, themeluesi i markës “Ayurvedic” të flokëve.
“Përdorimi i bimëve, estrateve bimorë dhe vajrave bimorë për të ushqyer trupin tuaj janë gjithashtu themelore për kujdesin e vetes tuaj.”
Përbërësi i dashur (dhe gjithnjë e më i përdorur në kozmetikë) shafrani i Indisë, për shembull, është përdorur prej kohësh në kuzhinën indiane dhe njihet si anti-inflamator dhe mund të ndihmojë në shkëlqimin e lëkurës dhe luftimin e hiperpigmentimit gjithashtu.
Në mënyrë të ngjashme, vajrat e gatimit, si kokosi dhe amla, përdoren shpesh në kujdesin e flokëve për të ruajtur shëndetin e flokëve dhe për të bllokuar lagështinë, gjithashtu dhe uji i trëndafilit dihet të jetë një toner zbutës dhe ndriçues për lëkurën.
"Ka kaq shumë sekrete të mëdha në bukurinë indiane, dhe të gjitha ato rrjedhin nga tradita Ayurvedic," thotë live Tinted themeluesi Deepica Mutyala. "Unë përdor vajra dhe produktet e shafranit të Indisë rregullisht në rutinën time të kujdesit të lëkurës."
Ndërsa shumë gra indiane (dhe burra) ende mburren me shumë rituale bukurie që ende nuk janë përqafuar nga kultura perëndimore, shumë nga parimet që e kanë përcaktuar bukurinë indiane për shekuj me radhë janë përdorur në të gjithë botën.
Burimi:Women's Health Mag Përshtati: MCNtv.al



