
Serbia nuk do të heqë dorë lehtë nga Kosova dhe do ta quajë gjithmonë atë si pjesë e teritorit të saj. Por kjo kërkesë e Beogradit zyrtar nuk lidhet me dashurinë e serbëve ndaj kosovarëve, por me atë çfarë ofron teritori i Kosovës, me pasurinë e saj, me minierat.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se gjigandi metalurgjik “Trepça” pjesë e familjes, trashëgimisë kombëtare si dhe e traditës.
Këtë deklaratë, kreu i shtetit serb e bëri në 90-vjetorin e ekzistencës dhe punës së kombinatit metalurgjik që ndodhet në Mitrovicë.
“Kur një kompani ndërtohet për 90 vjet siç është rasti me Trepçën, kjo kompani nuk është më vetëm një entitet ekonomik, është pjesë e trashëgimnisë familjare dhe kombëtare, pjesë e traditës”, tha ai duke shtuar se tradita e minierave në Kosovë është e pashlyeshme, si dhe ekzistenca e popullit serb në ato anë.
Presidenti Vuçiç theksoi se Serbia do të luftojë pa kompromis për këtë kompani.
Ndërsa zyrtarët e Kosovës nga ana tjetër nuk heqin dorë për Trepçën dhe në mënyrë kategorike deklarojnë se ajo i përket vetëm Kosovës duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet e palës serbe.



