Banorët e Vorës që u janë dëmtuar banesat nga tërmeti janë lënë në mëshirë të fatit. Disa prej tyre jetojnë ende me qira ose tek të afërmit. Ata thonë se godinat, të kthyera tashmë në rrënoja janë kthyer në banjo publike dhe bëjnë thirrje që qeveria të nisë rindërtimin.



