
Ish prokurori përgjithshëm qëndron në ‘arrest shtëpie’ që prej ditës që u identifikua në Romë, dy muaj pas shpalljes në kërkim nga prokuroria SPAK.
Burime pranë Interpol Tirana thanë për MCN, se ish prokurorit të përgjithshëm i është refuzuar pjesërisht kërkesa për azil.
Akuzat për të cilat akuzohet në Shqipëri, njihen si shkelje nga shteti italian, duke rritur mundësitë e hapjes së një procesi administrativ që mund të marr kohë.
Në Itali, Llalla kishte kërkuar azil politik, pasi refuzon të njoh dënimin nga Gjykata e Posaçme me dy vite burg për akuzat e fshehjes së pasurisë, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.
Prokuroria e Posaçme, SPAK, i ka përcjell më herët Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e ish-kryeprokurorit.



