Rama në Bashkinë Tiranë, takim me nënkryetarët. Veliajt i shkon në burg avokati dhe drejtori Juridik (VIDEO)

Rama në Bashkinë Tiranë, takim me nënkryetarët. Veliajt i shkon në burg avokati dhe drejtori Juridik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Bashkinë e Tiranës paraditen e sotme është takuar me tre nënkryetarët e bashkisë, një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Gazetari Besmir Pula raportoi për MCN Live se takimi i zgjatur për afro 30-40 minuta mes kreut të qeverisë dhe zëvendësve të Veliajt u bë për të diskutuar për delegimin e kompetencave dhe drejtimin e punës së këtij institucioni vendor.

Kryeministri Edi Rama ka diskutuar për vijueshmërinë e punës së Bashkisë Tiranë, një ditë pas arrestimi të kryebashkiakut.

Pritet që të delegohet firma e Veliajt te një prej nënkryetarët e kësaj bashkie, pasi bashkia ka tre nënkryetarë Andi Seferi, Anuela Ristani dhe Keti Luarasin.

Brenda tre ditësh pak ditësh pritet delegimi i firmës dhe më pas mbetet për tu parë për vijueshmërinë.

Ndërkohë pranë bllokut të sigurisë, burimet bëjnë me dije se Veliaj ka pasur takim me avokatin e tij.

Një orë pas takimit me avokatin, mbërriti edhe drejtori Juridik i Bashkisë Tiranë Alban Dokushi me një libër dhe disa fletë që i la në ambientet e brendshme të bllokut të sigurisë.

Ky takim ka zgjatur për afro 25 minuta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy