Janë bërë publikë emrat e kandidatëve që kanë kaluar fazën e parë për të qenë pjesë e komisioneve të rivlerësimit.
Në zbatim të pikave 1 dhe 2 të Vendimit nr.18/2017, të Kuvendit të Shqipërisë, “Për kthimin e dosjeve të kandidatëve që kanë shprehur interesin për të kandiduar për institucionet e Rivlerësimit tek Avokati i Popullit për riplotësim të dokumentacionit”, për verifikimin e dokumentacionit plotësues të paraqitur nga ana e kandidatët që nuk kanë përmbushur kriteret formale për shkak të mungesës së dokumentacionit të kërkuar ligjor, për pozicionet e Anëtarëve të Institucioneve të Rivlerësimit Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, Avokati i Popullit publikon, listën e kandidatëve që kanë përmbushur kriteret formale ligjore dhe listën e kandidatëve që nuk kanë përmbushur kriteret joformale ligjore.
Ky proces është zhvilluar nën monitorimin e pandërprerë të ekspertëve ndërkombëtarë të ONM-së.






