Avionët mbulojnë qiellin, NATO dërgon raketat e famshme pranë Ukrainës

Avionët mbulojnë qiellin, NATO dërgon raketat e famshme pranë Ukrainës

NATO ka vendosur raketa anti-ajrore me rreze të gjatë veprimi edhe në Sllovaki. Vendimi është shpallur së fundmi teksa shtetet e NATO-s janë duke kryer manovra ushtarake me raketat anti-ajrore “Patriot” pranë kufirit me Ukrainën.

Në këtë stërvitje marrin pjesë bateritë e raketave “Patriot” nga Gjermania dhe Holanda, ndërsa janë angazhuar edhe avionë amerikanë “F-18” si edhe avionë sllovakë “Mig-29”. Po ashtu, në stërvitje janë angazhuar edhe disa avionë polakë. NATO thotë se vendosja e raketave “Patriot” në Sllovaki, e cila kufizohet me Ukrainën, po kryhet për të rritur mbrojtjen e popullsisë dhe territorit sllovak.

Dislokimi mbrojtës i sistemit Patriot në Sllovaki, e cila kufizohet me Ukrainën, po kryhet për të rritur mbrojtjen e popullatës dhe territorit sllovak”, tha gjenerallejtënant Pascal Delerce, Zëvendës Komandanti i Komandës Ajrore të Shtabit.

Kjo stërvitje e përbashkët do të demonstrojë aftësitë e mbrojtjes tokë-ajër të NATO-s dhe do të promovojë integrimin e sistemit Patriot në rrjetin që garanton sigurinë dhe integritetin e hapësirës ajrore të NATO-s”, shtoi ai.

Gjatë stërvitjes, stafi do të testojë taktikat, teknikat dhe procedurat e Postës së Komandës për të ndërtuar komunikime të forta midis mjeteve tokësore dhe ajrore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy