
Propozimi i kryeministrit Rama për mundësinë e mbylljes së rrjeteve sociale Tik-tok dhe Snapchat, si një masë për të ndaluar gjuhën e urrejtjes dhe dhunën tek fëmijët dhe adoleshentët, ka nxitur diskutime nëse duhet mbyllur apo jo.
Lidhur me këtë çështje, ekspertët e teknologjisë, Mateo Doda, Kejsi Voskopi dhe Tea Muçaj, të ftuar në “MCN informacion”, janë pro por në mënyrë graduale deri në mbylljen totale të këtyre platformave. Ata pohojnë se vetë prindërit duhet të edukohen në përdorimin e teknologjisë në mënyrë që t’i kontrollojnë telefonat e fëmijëve në përdorim.
Mateo Doda:
Është një ngjarje që për mendimin tim ka hapur një ‘kuti pandore’ ku po rastisemi me shume probleme. Jam dakord që të merren masa sa i takon mbylljes së TikTok dhe Snapchat, por duhet shikuar pak më të tërhequr më nga larg dhe të shikosh tërë komponentët që kanë çuar në këtë ngjarje.
Për mendimin tim, do ndikonte pozitivisht për të mbyllur këto dy platforma sepse po shikojmë fëmijët sot po edukojnë në rrjetet sociale.
Mendoj se mund të ketë filtra, të gjendet në rrugë të mesme. Vetë TikTok, Facebook, Apple ofron disa funksionalitete që prindërit t’i japi akses dhe të ketë kontroll të plotë kundrejt account të femiut dhe të shohim edhe sa orë po shpenzon fëmija në këto rrjete sociale.
Mendoj se derisa të shkojmë te bllokomi total i rrjeteve sociale, mendoj se duhet marrë masat e para dhe të shikojnë sesi të edukohen edhe vet prindërit se ti ta përdorin teknologjinë, prindërit të mësojnë.
Kejsi Voskopi:
Është e vështirë se duhet një sërë hapash që duhet arrirë deri te mbyllja totale. Normal që ne jemi një shtet njihemi dhe absolutisht nëse komunikojmë drejtpërdrejtë me provider themi atë që e ofron si shërbim TikTok, themi se edhe mund të arrihet të mbyllet, por duhet të merren masa që duhet të merren sa më shpejt që duhet.
Mendoj se nuk është e nevojshme vetëm shtetet të ndërmarrin hapa të tillë edhe kompanitë e mëdha si TikTok dhe Instagram duhet të marrim masa. Psh, të vendosin moshën, kur doni të hapin account, të kërkohet një kartë identiteti ose një identifikim manual, të ketë një foto ose diçka që e vërteton që personi nuk është në moshën e lejuar.
Është një rrugë, ose p.sh. siç e ka Italia, qe e përdor një kartë me akses të kufizuar, që prindi e kontrollon dhe gjurmon çdo gjë që fëmija bën në telefonin e tij.
Tea Muçaj
Për mendimin tim, TIkTok edhe në momentin kur ti vendos restrection apo një goudlines, patjetër që po shfaqi video dhe algoritmi do dali nga binarët.
Në ditët e sotme mendoj se mbyllja e TikTok dhe Snapchat, do të ishte një zgjidhje shumë e mirë për adoleshentët dhe moshat 13-14 vjeçaret, sepse me atë të këtyre platformave, aq më keq se Instagrami është akoma më i keq sepse shfaqen video pa restrection fare. Por për mendimin tim do të jetë i pamundur mbyllja totale, mbase do kërkojë shumë kohë të bëhet por ideja se do na duhet shumë kohë.



