Zhduket në mënyrë misterioze polici i anti-drogës në kufirin Shqipëri-Mali i Zi

Zhduket në mënyrë misterioze polici i anti-drogës në kufirin Shqipëri-Mali i Zi

Ish-shefi i policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç i cili tashmë ishte angazhuar si polic anti-droge ka humbur në rrethana misterioze në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në zonën mes fshatrave Pentar dhe Reç.

Autoritetet vendase bëjnë me dije se Elezoviç ka humbur kontaktet me familjarët e tij që prej 27 Majit. Ndërkohë raportohet se ka punuar në sektorin e anti-trafikut në Policinë Kufitare të Malit të Zi.

Elezoviç kohët e fundit kishte udhëtuar shpesh drejt Shqipërisë në kuadër të marrëveshjes dy palëshe mes dy vendeve për të goditur trafikimin e lëndëve narkotike.

Ndërkohë akoma më misterioze bëhet zhdukja e tij, pasi në mbrëmjen e 27 Majit ai ishte duke pritur në afërsi të zonës së Pentarit, në lumin Buna, një person që ta merrte dhe ta transportonte me varkë në anën tjetër të Malit të Zi. Por që nga ky moment Elezoviç rezulton i zhdukur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy