Mbi 56 mijë dosje stok në Apel/ Nuri: Sistemi i drejtësisë në kolaps, mungojnë rreth 100 magjistratë (VIDEO)

Mbi 56 mijë dosje stok në Apel/ Nuri: Sistemi i drejtësisë në kolaps, mungojnë rreth 100 magjistratë (VIDEO)

 

Raporti më i fundit i Këshilli i Lartë Gjyqësor nxjerr në pah krizën e thellë në sistemin e drejtësisë shqiptare, ku mbi 56 mijë çështje gjyqësore rezultojnë stok në Gjykatën e Apelit, duke shkaktuar vonesa të shumta në dhënien e drejtësisë.

 

I ftuar në “MCN Live”, avokati Franc Nuri deklaroi se paraliza më e madhe e sistemit ndodhet pikërisht në Apel, ku sipas tij mungesa e magjistratëve dhe mbingarkesa e dosjeve kanë sjellë një situatë alarmante.

 

Sistemi i drejtësisë vazhdon të vuajë pasojat e reformës së vitit 2016. 

Aktualisht funksionojmë vetëm me rreth 70% të kapaciteteve, ndërsa mungojnë të paktën 100 magjistratë në të gjithë sistemin. 

Gjykatat po funksionojnë në kushte të vështira, ndërsa shumë gjyqtarë kanë në shqyrtim mijëra dosje njëkohësisht.

Është si ta krahasosh ,me një avion me katër motorë që funksionon vetëm me tre. 

Sistemi është i mbingarkuar dhe nuk mund të jetë eficient. Ka gjyqtarë që kanë deri në 2 mijë dosje secili. 

 

Avokati theksoi se situata është rënduar edhe më shumë pas hartës së re gjyqësore dhe shkrirjes së disa gjykatave të Apelit, duke sjellë atë që ai e cilësoi si “kolaps të vërtetë” në këtë nivel të sistemit.

 

Sot kemi një gjysmë paralize të Gjykatës së Apelit. 

Nga rreth 150 mijë dosje në të gjitha shkallët e gjykimit, afro një e treta ndodhen në Apel dhe mbeten pezull për vite me radhë, ndërkohë që Apeli jep vendime të formës së prerë. 

 

Gjithashtu se interesimi i kandidatëve për t’u emëruar në Gjykatën e Apelit është ulur ndjeshëm, çka sipas tij rrezikon të thellojë edhe më shumë krizën në sistemin gjyqësor shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy