
Banka Kombëtare e Hungarisë ka njoftuar se do të tërheqë arin e saj nga rezervat në Londër. Vendimi për të riatdhesuar rezervat e arit (rreth 3 tonë me vlerë 230 milionë dollarë) është argumentuar me sigurinë në rast të ndonjë krize potenciale gjeopolitike.
Tërheqja e arit është në përputhje me rregullat ndërkombëtare. Ruajtja e rezervave të arit jashtë vendit po shihet si i rrezikshëm nga disa banka qendrore, përfshirë atë të Austrisë, Gjermanisë dhe Holandës. Gjithashu, ato kanë vendosur që t’i tërheqin rezervat e tyre.
Banka qendrore e Hungarisë ka pasur rezerva ari që prej themelimit të saj në 1924. Sasia e arit është rritur deri në Luftën e Dytë Botërore. Sasia më e madhe e arit që është mbajtur ka qenë 65-70 tonë në fillim të viteve 1970. Por banka vendosi t’i ulë rezervat në ar në nivelin më të ulët të mundshëm dhe t’i investojë të ardhurat. Pas kolapsit të sistemi Bretton Ëoods, vendimi u pa si më i sigurt dhe likuiditetit iu dha prioritet
Por në fillim të vitit 2010, tendenca për të mbajtur rezervat jashtë vendit ndryshoi sërish dhe bankat qendrore nisën të akumulonin ar si një përgjigje për krizën financiare.
SHBA-të dhe Gjermania janë aktualisht mbajtësit më të mëdhenj të arit. Hungaria ka një nga sasitë më të vogla të metalit të çmuar krahasuar me vendet e tjera të Europës Qendrore.



