Skuka “hero” për Partizanin, të kuqtë mposhtin Egnatian me përmbysje

Skuka “hero” për Partizanin, të kuqtë mposhtin Egnatian me përmbysje

Partizani e ka nisur me fitore kampionatin, teksa ka mposhtur me përmbysje Egnatian, në “Elbasan Arena”.

Rrogozhinasit kaluan të parët në avantazh, me Ilir Camaj, që shënoi pas një gafe në mbrojtjen e vendasve.

Partizani barazoi shifrat në minutën e 57-të, me Engjëll Hotin që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Kur shumica mendonin se ndeshja do të mbyllej në barazim, erdhi edhe goli i fitores.

Në minutat e fundit të takimit, ishte Xhuljano Skuka, i cili me një supergol nga jashtë zone, përmbysi rezultatin dhe i dha fitoren Partizanit, që merr 3 pikët e para.

Javën e ardhshme, Partizani përballet me Laçin, ndërsa Egnatia luan me Tiranën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy