Bushati: Për vendimin e Salianjit, 'lapangjozët’ e drejtësisë së re u bënë certifikuesit e manipulimeve të policisë politike  

Bushati: Për vendimin e Salianjit, 'lapangjozët’ e drejtësisë së re u bënë certifikuesit e manipulimeve të policisë politike  

Gjykata e Apelit la sot në fuqi dënimin me 1 vit burgim për deputetin demokrat Ervin Salianji, për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Këtë vendim, gazetari Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të paeksspozuarit” në MCN tv, e quan manipulues, së pari të dëshmitarëve ndaj procesit, të cilët u certifikuan përmes drejtësisë së re.

Pse Rama me Xhafën duhet të shpiknin një bashkëpunëtor të paguar nga policia, të markuar nga drejtori dhe nëndrejtori i policisë së Fierit, për të thënë jam unë aktori që kam luajtur zërin e Agron Xhafës? Pra, ç’nevojë kishte kjo përpjekje nëse gjëja do të kishte qenë zero me xhufkë. Unë vij te konkluzioni se ne kemi kaluar në një shtet dhe në një drejtësi që këta lapangjozët e drejtësisë së re po bëhen certifikuesit dhe noterët e manipulimeve të policisë politike.

Pra policia politike rekruton një dëshmitar të rremë, e çon në gjykatë dhe gjykata ty të vë në pranga.

Ku është shteti i Pinochetit, në momenti që policia paguan dëshmitarët dhe gjykata i certifikon këta, ky është fundi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy