Një person vdiq dhe pesë u plagosën në një shpërthim përpara gjykatës në kryeqytetin e Malit të Zi në Podgoricë. Ngjarja ndodhi sot në mesditë.
Policia tha se një burrë aktivizoi një mekanizëm që besohet se ka qenë një granatë dore në hyrje të gjykatës.
“...ndoshta ka aktivizuar një granatë dore, e cila e ka vrarë, ndërsa sipas informacioneve të disponueshme janë plagosur pesë persona”, tha policia malazeze.



