Numërohen votat në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE dhe VLEN shpallin fitoren

Numërohen votat në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE dhe VLEN shpallin fitoren

Partitë e koalicionit qeverisës VMRO-DPMNE dhe koalicioni shqiptar VLEN kanë shpallur fitoren në zgjedhjet e djeshme lokale në Maqedoninë e Veriut, pas përfundimit të numërimit të votave.

VMRO‑DPMNE ka fituar 30 kryetarë prej 80 komunave dhe pret të shtojë të paktën 20 të tjera në raundin e dytë, përfshirë Shkupin ku kandidati i saj Orce Gjorgjievski shihet në avantazh, transmetojnë mediat vendase.

Ndërkohë partia opozitare LSDM itoi kryetarë në komunat Kriva Palanka, Bogdanci dhe Krivogashtan dhe pret të konkurrojë në rreth 20 komuna në raundin e dytë.

Nga pala shqiptare koalicioni VLEN fitoi që në raundin e parë në komunat Çair, Saraj, Zhelinë, Tearcë dhe Bogovinë, ndërsa në Tetovë fitoi në raundin e parë me një diferencë prej afër 4 mijë votash. 

Koalicioni opozitar Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) i drejtuar nga BDI e Ali Ahmetit, fitoi në Çashkë, Gostivar, Likovë dhe Pllasnicë, ndërsa në balotazh do të jetë në komunat e tjera ku gara kryesore do të jetë në Kërçovë përballë kandidatit të VMRO-DPMNE-së dhe në Strugë përballë kandidatit të pavarur shqiptar, Mendi Qyra, i përkrahur nga VLEN.

Në zgjedhjet lokale, për t’u zgjedhur kryetar komune në raundin e parë, kandidati duhet të marrë mbi 50% të votave. Në rast se kjo shifër nuk arrihet, raundi i dytë do të zhvillohet më 2 nëntor, mes dy kandidatëve me më shumë vota nga raundi i parë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy