Tragjedia në RMV/ Kryeziu: Diskoteka pa kushte sigurie, shkaqet e vdekjeve asfiksia dhe shkelja nga njëri-tjetri

Tragjedia në RMV/ Kryeziu: Diskoteka pa kushte sigurie, shkaqet e vdekjeve asfiksia dhe shkelja nga njëri-tjetri

Dy ditë më parë Maqedonia e Veriut u përfshi nga një tragjedi, ku një zjarr përfshiu klubin e natës duke shkaktuar jo pak por 59 viktima, vajza dhe djem të rinj.

Lidhur me këtë në një lidhje skype me 'MCN Informacion', gazetari Fitim Kryeziu u shpreh se diskoteka nuk kishte një licencë për të ushtruar aktivitetin dhe nuk plotësonte asnjë kusht për sigurinë në rast emergjencash.

Ai tha se shkaqet kryesore të vdekjeve janë bërë asfiksia dhe shkelja nga njeri-tjetri, teksa theksoi se deri tani janë duke u hetuar 23 persona, numër që pritet të rritet.

Kemi qenë duke komunikuar me institucionet dhe gjithsej 155 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore ku pjesa më e madhe i janë drejtuar spitaleve të Shkupit, Turqisë, Kroacisë, Serbisë për shkak atë gjendjes së tyre të rënduar.

Gjithashtu deri tani janë konfirmuar 59 viktima nga të cilët 35 janë të identifikuar tashmë.

Lidhur me ngjarjen deri tani 23 persona kanë qenë të thirrur në polici për të dëshmuar dhe po hetohet për  të cilët ka dyshime se mund të jenë të përfshirë në këtë shkaktimin e zjarrit. Hetimet dhe arrestimet pritet të vijojnë dhe sot dhe pritet të merren për të dëshmuar dhe 50 persona të tjerë.

Është formuar dhe një komisioni posaçëm duke marrë prokurore publik nga të gjitha qytetet të cilët janë duke hetuar pothuajse gjithçka. Mbetet dyshimi kryesor se kemi të bëjmë me një diskotekë që ka funksionuar pa licencë dhe pa kushte sigurie, ndërsa shkak mund të jetë bërë përdorimi i fishekzjarrëve.

Pasi është vërejtur zjarri është konstatuar nga hetuesia se nuk është vetëm një lëshim por me dhjetëra që ky objekte ka shërbyer si diskotekë. Me një sipërfaqe të madhe ka funksionuar vetëm me një dalje dhe kjo është e pamjaftueshme, objekti i vjetër, numri i mbingarkuar dhe përdorimi i lëndëve piroteknike ka qenë vetëm një pikënisje.

Duke mos pasur mundësi që me pajisje të ndërhyhet për shuarjen dhe pamundësia për tu evakuuar ka sjellë një tragjedi të tillë, ku shkak kryesor është bërë asfiksia dhe shkelja e njerëzve mbi njeri tjetrin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy