Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Biden rikthehet më 20 janar (koha kur presidenti i zgjedhur merr zyrtarisht detyrën) në Shtëpinë e Bardhë, ku për tetë vjet me radhë ka qenë krahu i djathtë i Barak Obamës. Përkrah tij për herë të parë do të jetë një zv.presidente femër, Kamala Harris. Të dy kanë dalë fitues pas katër ditësh maratonë të numërimit të votave, proces i cili nuk ka përfunduar edne, por rezultati është i pakthyeshëm.
"Puna që kemi përpara do të jetë e vështirë, por unë ju premtoj këtë: Unë do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve," shkroi në Tëitter Joe Biden. "Jam i nderuar që amerikanët më kanë zgjedhur mua si presidentin e tyre."
"Do të jem një president që bashkon dhe jo një president që ndan. Le të dëgjojmë përsëri njëri-tjetrin, ne të gjithë jemi amerikanë": është mesazhi i pajtimit kombëtar i nisur nga Joe Biden në fjalimin e tij të fitores të mbajtur në Delaëare me zëvendësen e tij, Kamala Harris. Ajo u ngjit në skenë e veshur me të bardha. "Ju keni zgjedhur shpresën, unitetin, shkencën dhe mbi të gjitha të vërtetën", tha ajo.
Biden tha se do të bëjë "përpjekje maksimale kundër pandemisë". Sipas Washington Post, ai ka një seri dekretesh të gatshme për të përmbysur disa nga vendimet e marra nga Presidenti në largim Donald Trump, nga strategjia mbi klimën deri te gjendja shëndetësore e migrantëve. "Nuk ka shtete blu dhe shtete të kuqe. Ekzistojnë vetëm Shtetet e Bashkuara", thotë Biden. "Le t'i japim njëri-tjetrit një shans duke ndihmuar njëri-tjetrin".
Trump, ndërkohë, nuk e pranon fitoren. Ofensiva e tij ligjore kundër rezultatit të zgjedhjeve do të fillojë "të hënën për të siguruar që ligjet elektorale të respektohen dhe fituesi i ligjshëm të zgjidhet", tha ai duke siguruar që "këto zgjedhje nuk kanë mbaruar”. “Fitorja e Joe Biden nuk është e tillë”, ka thënë Trump.



