Mbështetja e Kinës për Rusinë në luftën kundër Ukrainës duhet të përfundojë.

Kështu tha Antony Blinken në një konferencë për shtyp në Uashington me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Jens Stoltenberg.
“Nëse Kinës i intereson me të vërtetë që lufta të përfundojë, siç pretendon, ajo duhet të ndalojë së ushqyeri makinën ruse të luftës”, theksoi Blinken.
Pekini nuk mund të thotë nga njëra anë se dëshiron marrëdhënie më të mira me Evropën dhe nga ana tjetër të vazhdojë të mbështesë Moskën.



