Koreja e Veriut teston një tjetër raketë balistike pavarësisht paralajmërimeve të bëra më herët nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së
Pavarësisht apelit të vazhdueshëm, Peniani duket se nuk ka ndërmend të ndalë programet e tij për ndërtimin e armëve të shkatërrimit në masë.
Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, palët ranë dakord unanimisht që të mbajnë qëndrim ndaj veprimeve agresive të koreano-veriorëve.
Ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë hapa konkretë për të ndëshkuar testimin e rradhës së Koresë së Veriut.
Raketa e fundit ka përshkuar një distancë prej 500 kilometrash, përpara se të godiste detin e Japonisë.



