
Ngjarjet kriminale që kanë ndodhur kohët e fundit kanë shkaktuar debate të mëdha në opinionin publik. Ngjarja e Fierit tha sociologia Nora Malaj tregoi se shumë gjëra nuk funksionojnë në shtetin shqiptar. E ftuar në edicionin e lajmeve të MCN TV, Malaj tha se familja shqiptare sot është në krizë të thellë, ndërkohë që shoqëria është në depresion social. Sociologia theksoi rolin e edukimit të shoqërisë për të mos precipituar në këto situate.
Intervista:
Znj. Malaj, ngjarje si Feri apo Kamza, ngrenë edhe një herë në sipërfaqe, debatin se shteti, nuk ka institucionet dhe kapacitetet duhura për të parandaluar ngjarje kriminale. Ju si mendoni?
Malaj: Jemi në pragun e ditëve më të vrullshme të luftës kundër dhunës, nga data 5 deri 25. Kemi pasur situata shumë të rënda që kanë precipituar në dhunë në familje, abuzime, përdhunime. Familja është në krizë të thellë, shoqëria është në depresion social. Kemi përballë një shoqëri me arsimim që le për të dëshiruar, me ekonomi që le për të dëshiruar. Këmbana e parë bie për shkak se jemi përballë mekanizmave ku institucionet nuk funksionojnë. Duhet rritur numri i psikologëve jo vetëm në shoqëri. E dyta nuk kemi një depistim të situatave dhe dhënies së nevojës. E treta pushteti nuk ka mekanizma dhe programe për ti nxjerrë këto njerëz nga kjo situatë. Jemi shumë larg rolit të prindërimit. Psikologu në Austri është në çdo fund ndërtese sepse stresi ka arritur në shifrat më të larta sa që të gjithë shfryn kundër të gjithëve dhe shoqëria është bërë shumë agresive, nuk kemi më jetë komunitare.
Mjafton vetëm psikologu apo duhen ndërhyrje të tjera?
Malaj: Kjo është ngjarje që na dhemb të gjithëve dhe që ka zhbërë besimin. Është ngjarje që ka ndikuar aq shumë sa kërkohet dënimi me vdekje që është akt po aq agresiv. Ky është depresion i madh social.
Sholla si qendër komunitare, a ka funksionuar?
Malaj: Hallkat nuk po funksionojnë. Ka ardhur momenti që problematikat ku jetojnë fëmijët të fliten edhe në shkolla. Shkolla qendër komunitare nuk është slogan, por nga ana tjetër mësuesi në përditshmërinë e tij është i ngarkuar.
Pse kemi mbërritur deri këtu?
Malaj: Jemi në një kohë që nga vend i mbyllur u shqyem fare. Erdhi e keqja para dhe e mira është në fund. Bota u virusua nga mosedukimi. Kemi stres që kur hipin në ashensor, kur dalim në rrugë. Kam provuar në kurriz dhunën parlamentare që si rezultat i saj ti ke frikë ta lësh fëmijën vetëm. Kur në fund të ditës njerëzit thonë sa mirë iku dhe kjo ditë, ky është trishtim i madh. Unë jam kundër disfatizmit, por është shumë i rëndësishëm roli i edukimit.



