Po sikur të porositnit në Amazon edhe vetë Jezu Krishtin? Ky është provokimi i të përjavshmes gjermane, “Der Spiegel”. Kopertina e revistës tregon Jezusin e vogël që ka mbërritur në shtëpinë e prindërve në një pako nga gjiganti i shitjeve online, “Amazon”.
“Nuk e kam porositur unë”, thotë Jozefi. Ndërsa Maria i përgjigjet: “A mund ta ndërrojmë?”.
Shumë besimtarë të krishterë mund ta quajnë blasfemi, por “Der Spiegel” e interpreton ndryshe.
“Kur festën ta dërgojnë në shtëpi” thuhet në kopertinë, ndërsa në shkrim shpjegohet se si tregtia online e ka revolucionarizuar jetën tonë.
Në shkrimin që zë tetë faqe të revistës përshkruhet transformimi i tregtisë falë ndryshimeve teknologjike, nën titullin “Klienti si Zoti”.
Blerje në çdo kohë që do vetë, mundësi për të përzgjedhur dhe dorëzim i mallit në derën e shtëpisë pa kosto shtesë: tregtia elektronike është momentin e lulëzimit dhe po e ndryshon tërësisht mënyrën tonë të të konsumuarit.
Tregtisë tradicionale po i vjen fundi dhe klientët po përfitojnë. Kanë pushtet më shumë se kurrë, shkruan “Der Spiegel”.
Është një revolucion kaq i madh, saqë përfshin edhe narrativën e lindjes së Krishtit. Po, jetojmë në kohët e Krishtlindjeve dixhitale. / Corriere della Sera /Përgatiti: Gazmira Sokoli /



