Konstituohet Kuvendi në Kosovë, Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare

Konstituohet Kuvendi në Kosovë, Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare

Në Kosovë është konsituuar sot Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

 

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Me 66 vota pro, 44 kundër dhe 8 abstenime, ajo mori mandatin e kryeparlamentares, të cilin e nisi me një fjalim, kur theksoi rëndësinë e funksionimit të institucioneve dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

 

Krahas votimit për kryetaren, u votua edhe për nënëkryetarët. Pesë emrat e propozuar u mbështetën me 104 vota, 3 deputetë votuan kundër, ndërsa 6 kanë abstenuar.

 

Ardian Gola – LVV

Vlora Çitaku – PDK

Kujtim Shala – LDK

Slavko Simiq – Lista Serbe

Emilja Rexhepi - Grupi multietnik

 

Pas konstituimit të Kuvendit, pritet që sonte të mbahet seanca tjetër për votimin e qeverisë së re. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy