Shqipëria është bërë prodhuesja më e madhe e kanabisit në Europë. Kjo industri e paligjshme, që mbikëqyret nga grupet e krimit të organizuar, filloi aktivitein në fund të viteve ’90 dhe u shpërnda në të gjithë vendin e vogël ballkanik, shkruan sot BBC-ja.
Shumica e “arit jeshil” trafikohet jashtë vendit, madje ka fshatra të tëra që varen nga të ardhurat që vijnë prej saj. Qeveria shqiptare po përpiqet ta luftojë këtë industry duke asgjësuar miliona bimë dhe duke zbuluar sasi të mëdha të thara e të gatshme për tregun e jashtëm.
Në Shqipëri, një kilogram e kanabis shitet 100 deri në 200 euro (£ 85 në £ 170). Në Itali ajo shitet rreth 1 500 euro. Shumica e kanabisit të prodhuar në vend trafikohet jashtë – në veri përmes Malit të Zi, në jug të Greqisë, ose në perëndim përtej Adriatikut në Itali. Nuk ka treg të rëndësishëm në vend.
Një burim vlerëson se industria e paligjshme mund të jetë me vlerë pesë miliardë euro (£ 4.25bn) në vit – rreth gjysma e PBB-së së Shqipërisë.
“Unë kam prodhuar 350 kg”, thotë një kultivues. “Këtë vit pothuajse çdo shtëpi e vetme në fshat rrit kanabis – ton e tonelata janë prodhuar vetëm në këtë komunitet”, thotë ai. Ky njeri ka punësuar 15 njerëz për gjithë procesin dhe roje të armatosura për të mbrojtur kanabisin. Ai thotë se është i ngarkuar këtu, komandon, por ai ndoshta i takon një rrjeti më të gjerë. Pra, nëse të gjithë këtu kultivojnë dhe këtë e dinë të gjithë, përse nuk ka patur këtu aksione të policisë?
“Unë i paguaj policisë 20%. Të gjithë duhet të paguajnë. Nëse nuk paguan, ata të fusin në burg” thotë ai, duke u vënë më pas në mbrojtje. “Ky është mallkimi ynë – nuk ka punë, nuk ka punë këtu nuk ka para me asgjë tjetër që të mbjellësh".



