
Inteligjenca artificiale hyn në terrene të reja. Tashmë, edhe veprat e artit mund të kenë për autor një algoritëm.
Në tetor, shtëpia e ankandeve “Christie’s” do të nxjerrë në shitje një vepër të tillë. Piktura mban titullin “Portreti i Edmond de Belamy” paraqet një predikues.
Pjesë të ndryshme të saj janë lënë qëllimisht pa përfunduar. Pas kësaj vepre qëndron kompania franceze “Obvious”, e cila ka krijuar algoritmin, i cili nëpërmjet kompjuterit ka gjeneruar veprën.
Algoritmi përbëhet nga dy pjesë. Në sistem futen të dhënat e 15 mijë portreteve të pikturuara në periudhën mes shekujve XIV-XX.
Njëra pjesë e algoritmit krijon një imazh të bazuar në pikturat e sistemit, ndërsa pjesa tjetër bën diferencën mes veprës së krijuar nga dora e njeriut dhe kompjuterit.
Shumë kritikë të artit mendojnë se shtëpitë e ankandeve nëpër botë duhet të nxjerrin në shitje vetëm vepra të krijuara nga dora e njeriut.
Po pavarësisht kësaj, Portreti i Edmond Belamy, edhe pse ky i fundit nuk ekziston, do të jetë në shitje në datat 23-24 tetor.
Ajo do të jetë një test i ri për tregun e veprave të artit.



