Ishte mjeti që shkaktoi një skandal presidencial francez, fundin e një lidhjeje të fshehtë dashurie.
Skuteri i ish-presidentit francez François Hollande u shit në ankand për më shumë se 20.000 euro këtë fundjavë, dyfishi i çmimit të listuar dhe shumë herë më shumë se vlera e tij.
Motori, i cilësuar si “skuteri i dashurisë”, luajti një rol qendror në krizën politike të janarit 2014, kur dy vjet në mandatin e tij presidencial pesë-vjeçar, një paparac fotografoi Hollande duke hipur në të për të vizituar natën vonë të dashurën e tij aktore Julie Gayet.
Hollande asokohe president i Francës jetonte në Pallatin Elysee me partneren e tij, gazetaren e Valerie Trierweiler, e cila mësoi për lidhjen e tij vetëm një natë përpara se fotografitë të publikoheshin në revistën e famshme Closer.

Megjithatë, nuk ishte zbulimi se presidenti francez kishte bërë vizita sekrete te dashnorja e tij që skandalizoi kombin, por fakti që ai e bëri këtë me një motoçikletë Piaggio MP3 125cc.
Pas publikimit të fotografive, u përhap një ironi e thellë prej imazhit të krijuar nga Hollande me kokore, me kostum të errët dhe këpucë të zeza, në motoçikletë.
Në vitin 2015, pallati Elysee shiti skuterin, i cili sot i përket pensionistit Patrick Sionneau.
“Gayetgate” zhurmoi për disa javë. Asokohe Trierweiler u shtrua në spital me “lodhje” dhe Hollande njoftoi se marrëdhënia e tyre kishte përfunduar.
Ai vendosi të mos kandidonte për rizgjedhje në vitin 2012 dhe u martua me Gayet në 2022.



