Rama: Diaspora në qendër të zhvillimit, Shqipëria 2030 kantier që fton për investime

Rama: Diaspora në qendër të zhvillimit, Shqipëria 2030 kantier që fton për investime

Në Samitin e Diasporës, Kryeministri Edi Rama vendosi theksin te transformimi i rolit të shqiptarëve jashtë vendit, duke e konsideruar diasporën si një faktor kyç në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe kulturor të Shqipërisë. Ai nënvizoi se ajo që dikur shihej si largim dhe humbje, sot përbën një aset të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

 

Ajo që dukej si hendek sot është një urë. Diaspora nuk është një histori ikje, por vlerë e shtuar e Shqipërisë,” u shpreh Rama, duke e përkufizuar lidhjen mes vendit dhe shqiptarëve jashtë kufijve si një marrëdhënie të re, të ndërtuar mbi bashkëpunim dhe mundësi.

 

Sipas tij, shqiptarët në botë kanë arritur të ndërtojnë jetë, karrierë dhe sipërmarrje të suksesshme, duke kontribuar në ndryshimin e perceptimit për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. 

 

Rama theksoi se diaspora nuk duhet parë më si një element periferik, por si pjesë thelbësore e jetës kombëtare dhe vendimmarrjes. Ai e cilësoi samitin si një moment të rëndësishëm për forcimin e kësaj marrëdhënieje dhe për kthimin e saj në projekte konkrete zhvillimi.

 

“Diaspora shqiptare nuk është në periferi të jetës kombëtare të Shqipërisë, por në qendër të saj,” deklaroi ai, duke shtuar se tashmë vendi nuk kërkon më vetëm mbështetje emocionale apo financiare, por bashkëpunim aktiv në investime, inovacion dhe zhvillim.

 

Në këtë kuadër, Shqipëria u paraqit si një “kantier i madh” transformimi, ku sfidat janë të pranishme, por progresi është i dukshëm dhe i pandalshëm. Kryeministri pranoi se rruga drejt zhvillimit përfshin vështirësi, por theksoi rëndësinë e vazhdimit të punës dhe ruajtjes së vizionit afatgjatë.

 

Shqipëria është një kantier i madh që e fton diasporën në investime, ka pluhur, ka zhurmë, por mjafton të kthejmë kokën pas për të gjetur kurajë dhe për të vijuar përpara. Shqipëria 2030 është një kantier që e fton diasporën për investim.

 

Në përfundim, ai theksoi se Shqipëria nuk kufizohet vetëm brenda territorit të saj, por jeton kudo ku ka shqiptarë që ruajnë gjuhën, identitetin dhe ndjenjën e përkatësisë. 

 

Sipas tij, në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur, diaspora mbetet një zgjatim i natyrshëm i vendit dhe një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të globit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy