
Këtë të diele gradualisht mbi vendin tonë pritet të depërtojnë masa ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë jugore. Këto masa parashikohen të sjellin mot të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.
Era do të fryjë e lehtë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek, dhe përgjatë vijës bregdetare deri në 10m/s shoqëruar me valëzim të forcës forcës 1-2 ballë.
Sa i përket fushës termike ndikimi i këtyre masave ajrore të nxehta do të sjelli një rritje të ndjeshme të temperaturave në të dyja vlerat. Ato parashikohen nga 10 grad në orët e mëngjesit në zonat malore deri në 30 grad celcius në orët e mesditës në zonat e ulta.



