
Politikanët në 30 vite karrierë në Shqipëri kanë përshtatur sistemin në funksion të interesave të tyre, gjykon Endri Shabani, kryetar i “Nismës Thurje”.
Në studion e emisionit “Bilardo” në MCN tv, Shabani, thotë se sfida bëhet dyfish më e vështirë për ta ndryshuar.
Në 30 vjet këta politikanët janë kthyer jo vetëm në përfaqësues të sistemit por këta e kanë përshtatur sistemin në funksion të interesave të tyre dhe vet sukses është kur ti vet i përshtatesh kësaj.
Pra, le të themi nëse ti lidhesh me një grup kriminal nëse merr para droge, padyshim se ke sukses, merr para, por problemi është se riprodhon të njëjtën fatkeqësi që ka pasur Shqipëria deri tani.
Kështu që sfida behet dyfish më e vështirë, sistem që ndërvepron me njëri-tjetrin, që ka ndryshuar normat.
Sipas Shabanit, politikanët kanë qëndruar në pushtet në format nga më jodemokratike, teksa ata duhet ti zbresësh me këmbë në tokë dhe ti bësh të konkurrosh ndershmërisht me të rinjtë në zgjedhje.
Kjo nuk ndryshon brenda natës, kjo kërkon jashtëzakonisht sakrificë por jam i bindur se sot në Shqipëri ke mjaftueshmërisht njerëz të ndershëm që jetojnë me punën por tani çka ndodh, problemi është se këta në foto, kanë qëndruar në mënyra jo demokratike.
Sali Berisha që në 1990 nuk është njeriu më i dashur në Shqipëri, është njeriu që ka krijuar çetën e vet, filloi dalëngadalë të rrihte intelektual dhe i përzuri pastaj filloi ta zgjeronte me skemën e sistemit zgjedhor.
Duke qenë se këta kanë qëndruar në forma jodemokratike, çmontimi i tyre bëhet me drejtësi, pra duke ik arrestuar grupet kriminale afër Berishës, afër Ramës, afër Metës, duke ju prerë burimet e financimit që u vijnë nga paratë e pista, dalëngadalë i dobëson.
Kjo nuk mjafton, na duhet që ti zbresim me këmbë në tokë, që këta të konkurrojnë ndershmërisht me të rinjtë në zgjedhje.



