Shqipëria dënon sulmin e Iranit, Hasani: Kërcënim i rëndë për sigurinë në Lindjen e Mesme

Shqipëria dënon sulmin e Iranit, Hasani: Kërcënim i rëndë për sigurinë në Lindjen e Mesme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka dënuar sulmet me dronë dhe raketa të Iranit kundër Izraelit.

Me një shënim në platformën “X”, Hasani thotë se “ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit”.

Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme.

Po ashtu, Hasani kërkon nga shqiptarët që ndodhen aktualisht në atë rajon të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale atje dhe të kontaktojnë ambasadat shqiptare për ndihmë.

Për çdo nevojë të mundshme shqiptarët mund të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:

+972 54-904-2813

+972 54-480-6601

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy